Pa tymin duke dalë nga garazhi, u ndalë për të alarmuar banorët e shtëpisë – çifti me nëntë fëmijët shpëtojnë në Ohio

Një vajzë nga Ohio, SHBA, mund të quhet lirisht “engjëlli mbrojtës”, pasi ka arritur t’ia shpëtojë jetën një familje 11-anëtarëshe – duke u trokitur në derë në mes të natës për t’i alarmuar se garazhi i tyre ishte përfshirë nga zjarri dhe se çdo moment pritet të ndodhë një shpërthim i fuqishëm.

Haily “Moss” Strong, 23-vjeç, kishte parë që shtëpia e Brittany Downing, 31-vjeçe dhe Josh Ellis, po përfshihej nga zjarri. Gjithçka ndodhi kur ajo po kalonte me veturë pranë shtëpisë së tyre dhe pa që tym i zi po dilte mbi pemë, transmeton Telegrafi.

“Ishte shumë errët. Mezi shihja tymi e zi mbi pemë. Sinqerisht mendova se bëhet fjalë për fishekzjarrë, por nuk do të më zinte gjumi nga brenga po të mos ishte ndalur”, tha Strong.

Pa u menduar dy herë vrapoi në drejtim të shtëpisë dhe filloi t’i bie ziles dhe të troket, e kamera e vendosur në derë ka filmuar këtë moment.

E duke marrë parasysh se ishte vonë, asaj nuk iu lajmërua askush pas gati dy minutave, derisa 33-vjeçari Josh Ellis u shfaq para derës.

Ajo çfarë nuk e dinte ajo ishte se brenda kësaj shtëpie gjendeshin 11 persona, çifti dhe nëntë fëmijët e tyre që shpëtuan pa as më të voglin lëndim. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...