EMRI/ Afera e inceneratorëve, PD publikon fakte të reja: Faturat fiktive, kjo është kompania që ka legjitimuar punimet imagjinare në Tiranë

Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve. Nga selia blu, Belind Këlliçi bëri 2 dokumente publike, të cilat tregojnë një kompani që ka kryer evazion fiskal, sipas PD. Sipas dokumenteve, kompania e denoncuar nga PD ka marrë përsipër edhe projekte të tjera të mëdha në Tiranë.

Këlliçi: Pas publikimit të skandaleve të fundit për inceneratorët, sot PD do të publikojë disa fakte të reja në lidhje me këtë dosje. Prej vitit 2016, në të njëjtën periudhë kur nisi afera ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare dhe kjo kompani quhet Ave Consulting. Sot po publikojmë dy dokumente.

E para është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës për vlerën 649.440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj komopani për mbylljen e punimeve në inceneratorin e fierit e firmosur më 21 mars 2021. Afera e re as nuk fillon këtu, as nuk mbaron këtu.

Ave Consulting ka ceritfikuar edhe projekte të tjera në kryeqytet, që nga studimi për prishjen e Teatrit Kombëtar e deri te dhurimi i projektit për aferën që u zhvillua për ndërtimin e Unazës së Re. Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit Pallati me Shigjeta, Rreth-rrotullimi Shqiponja për llogari të një kompanie tjetër private. Kompania nuk ka në organikën e as një inxhinier gjeodet.

Këlliçi u shpreh se PD po i bën publike këto fakt sot duke skicuar gjurmën e rëndë të vjedhjes dhe korrupsionit në të gjitha projektet e mëdha të kryeqytetit.

Këlliçi: Habia e madhe qëndron në faktin që firma apo dora e Veliajt gjendjet në shkresat ku konsultat dhe supervizimet i jepen  pikërisht kësaj kompanie.

650 mijë euro që e lidhin me inceneratorët e Klodian Zoltos dhe Mirel Mërtirit është vetëm gozhda e fundit ku janë varur portretet e hajdutëve  serialë të bashkisë Tiranë dhe të qeverisë së vendit.

Të gjitha informacionet e mësipërme dhe kontratat e publikuara, do t’i depozitojmë e do të vëmë në dijeni SPAK, në mënyrë që t’i ndihmojmë në zbardhjen e kësaj afere.

E nëse SPAK e ka me të vërtetë dhe i shkon deri në fund aferës së inceneratorëve dhe inceneratorit të Tiranës, atëherë përpara drejtësisë do të shihni Edi Ramën dhe Erion Veliajn të cilët do të përfundonin në burg.

PD i ka kërkuar SPAK-ut që të lëvizë, pasi sipas tij, të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur./Abcnews.al/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT