Mehmeti: Eliminimi nisi që në Gjeorgji, ja pse jam i zhgënjyer

schedule23:33 – 14 Korrik, 2022

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, pas eliminimit nga Saburtalo në turin e parë të Conference League me penallti, deklaroi për Oversport:

“Patjetër që ka zhgënjim. Mendoj se duke filluar që nga ndeshja e parë që kishim mundësi të dyfishonim. Edhe sot kishim shumë mundësi, më vjen shumë keq se kur shkon te penalltitë është edhe çështje fati.

Aspekti psikologjik te penalltitë. Është e vështirë për çunat, se kanë pak eksperiencë në këto situata. Dua të falënderoj çunat për gjithçka që dhanë. Kishim mundësi të mira me Rrapajn e Skukën që kishte situatë një kundër një.

Jam i zhgënjyer me rastin e Skukës se duhej ta kishte zgjidhur më mirë. Pastaj penalltitë janë çështje fati, këto janë gjendje emocionale si e interpretojnë. Kishim shansin e artë kur Rrapaj mund ta ekzekutonte më mirë, por kështu ishte shkruar”.

“Eliminimi mendoj se ka filluar që në ndeshjen e parë, sidomos në pjesën e dytë ku kemi pasur disa mundësi të mira shënimi. Por edhe sot kishim mundësi me rastet që kishim. Mund të ishin treguar më shumë altruistë lojtarët.

Kishim mundësi me Skukën, mund të shërbente dy herë më mirë për Rrapajn. Janë situata që vijnë se janë të rinj, edhe gjatë kampionatit kemi humbur shumë të tilla situata.

Duke pasur parasysh me kundërshtarë të tillë me eksperiencë, nuk të japin mundësinë të japin më shumë raste”, përfundoi Mehmeti. / abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...