Moti për të dielën, temperaturat deri në 31 gradë

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë gjatë ditës së diel në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin për media.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT