Rame Lahaj njofton se paratë nga shitja e biletave për mbrëmjen gala të koncertit “RLIOF” do të dhurohen për studentët që nuk kanë mundësi financiare

Pak ditë më parë u njoftuar se këngëtarja shqiptare me famë tashmë ndërkombëtare, Erza Muqolli do të jetë pjesë e Festivalit “RLIOF”.

Lajmin e ka konfirmuar tenori i suksesshëm shqiptar, Ramë Lahaj i cili bëri të ditur se në edicionin e dytë të koncertit të tij, që organizohet në Prishtinë nga data 21 feri më 30 korrik do të jetë edhe Erza.

Teksa, sot (e shtunë) Lahaj bëri një tjetër postim ku shihet në disa fotografi bashkë me artisten e talentuar, ndërsa bashkë më të ai shkroi edhe një postim të gjatë.

Foto: Ramë Lahaj/Facebook

Ai tha se për Erzën, kritika botërore thotë se ajo ta rrëqeth trupin kur këndon dhe sipas Lahaj nuk ka si të jetë ndryshe pasi vjen nga Drenica.

Tutje, Ramë u shpreh se asnjëherë nuk ka dëshiruar që publiku të paguaj për koncertet e tij, por në mbrëmjen gala të festivalit ‘RLIOF” kanë vendosur që të mbledhin fonde përmes shitjeve të biletave për studentët të cilët nuk mund të ia dalin me shpenzimet e tyre.

Foto: Ramë Lahaj/Facebook

Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahaj:

E kam marrë në krah dhe e kam përqafu sa herë më asht’ dhanë mundësia, kur kemi qenë në ngjarje të përbashkëta. E kam shtrëngu fort se asht’ vetë dashnia. Për Erzën, kritika botërore thotë se ajo të rrënqethë trupin kur këndon. Nuk ka se si të jetë ndryshe; rrënjët e saj janë nga Drenica, vatra më e vujtun në Kosovë. Në zanin e saj krejt natyrshëm ndjehet krenaria, dhimbja, vuajtja dhe fitorja jonë.
Erza e ka pasë fatin të rritet e të shkollohet në Evropë, në sistemet më të mira edukative, ndërsa ne në Kosovë kemi plot talente që sot nuk e kanë një mundësi të tillë. Po mbledhemi të gjithë së bashku jo veç për ta festu suksesin e Erzës bashkë me mërgatën tonë, por edhe të ndihmojmë me donacione përmes shitjes së biletave për këtë koncert unik, duke mbështetur talentet e reja që nuk kanë mundësi financiare.
Miq, nuk kam dashtë kurrë që ju të paguani për koncertet e mia, andaj edhe festivali është i hapur dhe pa pagesë. Mirëpo, në mbrëmjen gala kemi vendosur të mbledhim fonde përmes shitjes së biletave, për ata studentë të cilët nuk mund t`ja dalin vetë. Me biletën që do ta bleni, jo vetëm do ta përjetoni një koncert krejt unik në sheshin e qytetit, shoqëruar me artistë e yje nga e mbarë bota, si kurrë më parë, por edhe do të mbështesni talentet e Kosovës.
Faleminderit për respektin, dashninë e besimin që ma dhuroni, përherë.
I juaji,
Rame
Rame Lahaj International Opera Festival
Erza Muqoli
**
Biletat mund t`i bleni te ky link: https://bit.ly/3yOokeu ose fizikisht në këto pika të shitjes:
• Prishtinë / Rave office dhe Soma Book Station
• Prizren / Diamond vector travel
• Ferizaj / Pika travel
• Pejë / Soho Bar

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...