Intervistimi i ish-prokurores së EULEX-it, Miftaraj: Prokuroria është dashur ta informonte publikun për të mos krijuar paragjykime

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, pas konferencës së sotme ku foli për dyshimet për korrupsion që i kishte sinjalizuar në këtë mision, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook. Ndërsa, pas interesimit të mediave, Prokuroria deklaroi se Bamieh është ftuar për intervistim për shkak se e kanë pasur të pamundur të sigurojnë deklaratën e saj në vitet e kaluara.

E lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se Prokuroria është dashur që ta informonte publikun në mënyrë që të shmangen paragjykimet.

“Sikurse, një prokurori që qeveriset mbi parimet e shëndosha me rastin e dorëzimit të ftesës  do të duhej të informonte publikun në mënyrën e duhur për evituar paragjykimet lidhur me këtë rast”, deklaroi Miftaraj në prononcim për Telegrafin.

Sipas tij, duke marrë për bazë faktin se prokurorja Bamieh është sinjalizuese, Prokuroria duhet të ketë kujdes të shtuar në raport me të njëjtën.

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh

“Kjo për të ruajtur të drejtat e saj në raport me statusin e saj si sinjalizuese në ekspozimin e aferave korruptive në EULEX në atë kohë kur kishte kompetenca ekskluzive në fushat e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në Kosovë”.

Në konferencën e sotme të mbajtur në Prishtinë, ish-prokurorja Bamieh tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo tregoi se si nga përgjimet kishte mësuar se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.

Por, pas hetimeve të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, rezultoi se ish-gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit, nuk kishte kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij.

E lidhur me këtë Miftaraj hodhi dyshime për ndikim të procesit pasi siç tha, Gabriele Meucci, shef i misionit të EULEX-it në kohën kur është iniciuar rasti ndaj Bamieh, ka pasur raste të afërta me Aleksandër Lumezin, Kryeprokuror i Shtetit në atë kohë.

“Rasti në fjalë ndaj prokurores Bamieh është iniciuar diku në vitin 2015, në kohën kur shef i Misionit të EULEX ishte Gabriele Meucci, një ndër figurat më kontroverse të këtij misioni që nga formimi i saj deri më sot, i cili kishte raporte të afërta me Aleksandër Lumezin”, deklaroi Miftaraj.

“Sikurse, inicimi i këtij rasti ishte filluar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, menjëherë pasi që Aleksandër Lumezi kishte marr pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Flasim për një kohë kur në publik kishin dal informacione për afera korruptive brenda këtij misioni, ku dyshimet ishin se të përfshirë kanë qenë figura të larta prokurorëve, gjykatësve dhe zyrtarë të lartë të tjera brenda misionit të Eulex”.

Si rezultat i këtyre dyshimeve, Miftaraj tha se ky mision ishte edhe cak i hetimeve nga auditorë të Bashkimit Evropian.

“Viti 2014 dhe 2015, janë vite të errëta për misionin e EULEX, ku ky mision kishte dal nga roli i tij, dhe ishte përfshirë në mënyrë jo parimore edhe në procese të rëndësishme të asaj kohe që zhvilloheshin në sistemin prokurorial të Kosovës, ku rolin kryesor padyshim se e kishte pasur Meucci”, pohoi ai.

Sidoqoftë, Miftaraj shton se ftesa e sotme e Prokurorisë është vetëm një veprim i një procedure hetimore të iniciuar në vitin 2015, dhe “e cila është pezulluar për të parandaluar kalimin e afatit të hetimeve sikurse e përcakton Kodi i Procedurës Penale, duke marr për bazë se prokurorja Bamieh jeton jashtë Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, ndaj akuzave të ish-prokurores Bamieh ka reaguar edhe zyra e EULEX-it duke thënë se ajo ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

“Në konferencën e sotme për shtyp, ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara. Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re”, u tha në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...