Në ditëlindjen e 24-të, Popi Kola me dedikim emocional për Arilenën: Shkëlqimi i syve të tu është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe

Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara, feston sot (e diel) ditëlindjen e 24-të.

Ajo në këtë ditë speciale mori urime të shumta nga miqtë, familjarët e po ashtu edhe nga fansat.

Një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj, njëherësh menaxheri i artistes, Popi Kola.

Ky i fundit ka shpërndarë disa fotografi në Instagram teksa ka zgjedhur edhe fjalët më të bukura për të dashurën.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim”, vazhdoi më tej Kola.

Çifti janë në lidhje prej disa vitesh përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e tyre profesional. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...