Skandali që ka mbërthyer rrjetet sociale – Abc News

Arta Nitaj ka reaguar pas akuzave të forta të Youtuber-it britanik sipas të cilit ajo merr 5 000 euro në këmbim të kalimit të një nate me të. Modelja ka publikuar një “story” në Instagram duke thënë se “nuk i bëhet vonë” për çfarë thonë.

“S’më plas fare dhe kjo është shumë e rrezikshme”, shkruan ajo në story si përgjigje ndaj akuzave të hedhura.

Çfarë ndodhi?

Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, ishte mbrëmë në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.

Kjo, pasi Teddy Grey publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të kalimit një nate me të.

YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Mesazhet e publikuara:

-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.

-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon a atë vij në Kosovë.

Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”

Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”

Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që vlogeri britanik ka publikuar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT