Barcelona kishte marrëveshje me Diazin, por si ia doli Liverpoolit ta transferonte sulmuesin në “Anfield”

Barcelona kishte marrëveshje për sulmuesit e Liverpoolit dhe atë të Juventusit, por të dy dështuan për shkak të vështirësive financiare të klubit.

Sipas Gerrard Romero, gjigantët katalanas ishin afër nënshkrimit të anëtaritë të Zonjës së Vjetër, Dusan Vlahovic dhe anësorit të The Reds, Luis Diaz.

Vlahovic kishte rënë dakord për kushtet personale me Barçën pas bisedimeve të shumta mes tyre dhe ish-klubit të tij Fiorentina.

Ndërkohë përfaqësuesit e Diaz kishin zhvilluar bisedime me Barcelonën dhe ai ishte i përgatitur të bëhej fytyra e re e vijës së parë të klubit.

Megjithatë, për shkak të rregullave të Fair Play Financiar, Barcelona u pengua të nënshkruante me lojtarët, të cilët të dy kishin tarifa të mëdha transferimi për shkak të suksesit të tyre në ish-klubet e tyre.

Diaz më pas vazhdoi nënshkrimin për Liverpoolin dhe Vlahovic iu bashkua Juventusit.

Luis Diaz shpërtheu në Merseyside pas kalimit të tij prej 45 milionë eurosh nga Porto në Anfield gjashtë muaj më parë.

25-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe regjistroi pesë asistime për skuadrën e Jurgen Klopp.

Shkathtësia e tij sulmuese e bindi bordin e Liverpoolit se ata mund të përballonin ta linin Sadio Manen të largohej nga klubi këtë verë, pasi ata kishin një zëvendësim të gatshëm me Diaz. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT