Ten Hag: Ronaldo nuk është në shitje, unë dua të punoj me të

schedule20:40 – 18 Korrik, 2022

Cristiano Ronaldo është kthyer në qendër të mediave për shkak të ardhmes së tij të pasigurtë te Manchester United.

Sulmuesi portugez tashmë siç dihet kërkon të luajë në Champions League, kompeticion që djajtë nuk mundën ta siguronin këtë sezon, dhe për këtë CR7 dëshiron largimin nga Manchesteri.

Pavarësisht se djajtë kanë theksuar vazhdimisht se CR7 nuk do të largohet, qëndrimi i tij në “Old Trafford” vazhdon të diskutohet.

Këtë herë për portugezin ka folur trajneri Erik ten Hag, i cili ka theksuar se sulmuesi nuk është në shitje.

“Nuk është në shitje. Unë jam duke planifikuar sezonin me të dhe dua të punoj me të”, ka theksuar timonieri i djajve për “Sky Sport”. /f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...