U prehsh në paqe engjëll! – Abc News

Një tjetër personazh ka reaguar për vdekjen e Brilant Martinajt në atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujësa, ku gjithashtu u vranë dhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Jasmina Kadriu, ish-konkurrentja e Për’puthen, ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me Martinajn, ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll”.

Ajo po ashtu ka ndarë një video, ku shihet krah Martinajt, duke e shoqëruar me emojin e një engjëlli.

Më herët për vrasjen e Brilant Martinajt kanë reaguar edhe reperët Stresi e Fero. I pari anuloi të gjitha koncertët e planifikuara pas humbvjes së mikut të tij.

Lexo edhe: Vrasja e Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: Kam nevojë për qetësi

Ndërkohë, Fero ndau foto me Martinajn dhe Diklen Vatën, ku shprehet dhimbjen e tij për humbjet.

“Allahu në parajsë vëllai im”, shkruan Fero në një foto ku shihet pranë Martinajt.

Lexo edhe: Pas Stresit një tjetër reper reagon për atentatin në Fushë-Krujë, publikon foto me viktimat

Masakra me tre të vrarë ndodhi në datë 17 rreth mesditës, kur autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku po lëviznin Martinaj, Vata dhe Hoxha.

Vata mundi të dalë nga makina, por autorët u kthyen për ta vrarë. Ndërkohë, Martinaj dhe Hoxha u dogjën brenda makinës që mori flakë. /abcnews.al

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT