Drejtëpërdrejtë nga Brukseli, ministri i Jashtëm Bujar Osmani flet për hapjen e negociatave

Në një prononcim për Indeks.mk, drejtëpërdrejtë nga Brukseli ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani flet për hapjen e bisedimeve.

Sot u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, u miratua korniza negociuese dhe sot filloi skriningu me Bashkimin Evropian. Është kjo periudhë e domosdoshme e procesit të bisedimeve që do të zgjatë rreth 14 muaj dhe pastaj fillojmë hapjen dhe mbylljen e kapitujve drejt anëtarësimit të plotë, theksoi mes tjerave ministri Osmani.

19 Korrik, 2022 është data të cilën e kanë pritur me gjenerata të tëra. 17 vite pritje të kësaj date për të filluar fazën e fundit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Është kjo sot ditë historike për vetë Bashkimin Evropian, për Ballkanin Perëndimor por në veçanti për Maqedoninë e Veriut, e cila nga sot fillon t’i numëron ditët drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Sot u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, u miratua korniza negociuese dhe sot filloi skriningu me Bashkimin Evropian. Është kjo periudhë e domosdoshme e procesit të bisedimeve që do të zgjatë rreth 14 muaj dhe pastaj fillojmë hapjen dhe mbylljen e kapitujve drejt anëtarësimit të plotë.

Nga sot, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, drejt politikave të BE-së, qasjes në fondet e BE-së, në ato politika të cilat i ndajnë vendet anëtare të këtij Unioni. Dua t’u uroj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët na besuan në këtë rrugëtim të vështirë dhe t’ju uroj sukses në këtë mision të përbashkët për të bërë vendin pjesë e Unionit më të suksesshëm në historinë e njerëzimit atë të Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/portalindeks/videos/575896097561470

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...