Nxihet deti në Kroaci, shqetësohen qytetarët

schedule16:55 – 19 Korrik, 2022

Këtë mëngjes deti përgjatë Rivës së Splitit në Kroaci është i errët, raportojnë mediat kroate, përcjell Express.

“Sot herët në mëngjes përgjatë bregut të Rivës së Splitit, gjithçka është e turbullt. Deti duket tmerrësisht i ndotur dhe kjo është vërtet shqetësuese për mua! Çfarë lloj mbetjesh ujërash të zeza janë një metër nga Riva?” thotë një dëshmitar për “Dalmaci Danas” .

Në një video shihet se deti pranë bregut është shumë i ndotur dhe në distancë aty ka mbeturina që notojnë në sipërfaqen e detit.

Gjatë gjithë kësaj historie, mediat kroate shkruajnë se skena të tilla në bregun e Rivës së Splitit janë të dukshme pothuajse çdo ditë, sidomos çdo mëngjes. /GazetaExpress


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...