Shqipërisë iu hapën negociatat, Tabaku: Opozita duhet të përfshihet në këtë proces

schedule14:50 – 19 Korrik, 2022

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku ka reaguar për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë nga selia e Kuvendit, Tabaku tha se Shqipëria meritonte ta fillonte këtë rrugëtim të ri dhe theksoi se përfshirja e opozitës në këtë proces është e rëndësishme.

“PD ka bashkëpunuar me Bundestagun në mënyrë të veçantë. Shqipërisë i është dhënë një mbështetje e veçantë këto vite. Procesi i integrimit është një mekanizëm ku shqiptarët përfitojnë jo vetëm një emërtim të ri, por është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Shqipëria e meritonte që të fillonte këtë rrugëtim të ri. Në emër të opozitës ka shumë rëndësi sepse do të rritet mbikëqyrja. Nuk do të ketë më justifikime për mosfunksionimin e demokracisë, largimin e të rinjve. Sot e vlerësoj atë që ka ndodhur si hapi i një procesi të gjatë që do të tregojë gatishmërinë tonë. Kam disa të vërteta që duhet t’i ndaj. Detyra e parë e qeverisë është gatishmëria e strukturave, ne duhet të bëjmë gati strukturat dhe përfshirja e opozitës në këtë proces është me rëndësi. Opozita duhet të luajë rolin e saj sepse është proces kombëtar. Ne kemi për detyrë që të negociohen qëndrimet e Shqipërisë”, tha Tabaku. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra...

Zbulohen të nominuarit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit nga UEFA

schedule15:17 - 12 Gusht, 2022 UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe...