Takimi i deputetëve të PD, Salianji kërkon bashkimin: S’mund të përjashtojmë realitete politike

schedule20:27 – 19 Korrik, 2022

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk i janë bashkuar grupimit të Sali Berishës zhvilluan sot një takim në një lokal në kryeqytet.

Takimi nisi në orën 18:00 dhe morën pjesë 24 deputetë, ndërsa u iniciua nga Flamur Hoxha dhe Lefter Geshtenja.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se janë zhvilluar diskutime informale për gjendjen të të cilën ndodhet partia prej shumë muajsh. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin dhe ka theksuar se nuk mund të përjashtohen realitete politike.

“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike”, mësohet të ketë thënë Salianji.

Në takim morën pjesë:

Lefter Gështenja

Flamur Hoxha
Kreshnik Collaku
Gazment Bardhi
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Eralda Tase
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinant Xhaferri
Emilja Koliqi
Selaudin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Flutura Açka
Enkelejd Alibeaj
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti

g.v/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT