Akuzat nga Rithemelimi për pazare në Reformën Territoriale, Balla: Gënjeshtër!

schedule12:48 – 20 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e sotme të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, për pazare në Reformën Territoriale.

Ai tha se puna do të shihet në fund të shtatorit, teksa refuzoi të komentonte më tej, duke thënë se “nuk merret me non-grata”.

Lexo edhe: “Reforma Territoriale po përdoret si Kali i Trojës nga PS për të prekur Kushtetutën”, Kaso: Atentati i fundit që do t’i bëhej sistemit

Gënjeshtër. Është një godinë anës Lanës që e kanë marrë ca të tjerë. Kanë dalë ca aty që haber nuk kanë dhe kanë këputur një gënjeshtër. Komisioni ka një kalendar pune dhe ka një afat, në fund të shtatorit do jemi këtu së bashku të flasim. Ajo që keni dëgjuar sot është një gënjeshtër. Kjo është si puna e atyre mëkatarëve që mëkatet i shohin te kundërshtari. Nuk merrem me non-gratat. Komisioni është ngritur si nevojë për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të Reformës së vitit 2014. Unë mendoj që ndarja aktuale është e mirë dhe duhet të presim ende të bëjmë një ndarje të re”, tha Balla. /abcnews.al

 

 

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...