FOTO/ Ish-presidenti kroat Stjepan Mesić bën shqiponjën me Berishën

schedule14:18 – 20 Korrik, 2022

Kreu i PD Sali Berisha është takuar me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić. Berisha bën me dije se ata kanë diskutuar “për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen”.  Kryedemokrati ka ndarë gjithashtu foto me Mesić, duke bërë shqiponjën dykrenare.

“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stejpan Mesić.
Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.
Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.
Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.
Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.
Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.
Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT