Grubi: Përballuam shumë sfidë por i qëndruam besnik ideologjisë progresive të integrimit

Kabineti qeveritarë sonte së bashku me presidentin e shtetit dhe përfaqësuesit ndërkombtarë në vend janë mbledhur në një vend për siç thotë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, reflektuar mbi suksesin e arritur dhe mbi përgjegjësitë e së ardhmes.

Ai në një postim në rrjetet sociale ka potencuar se Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe i ka qëndruar besnik ideologjisë progresive të integrimit në BE.

Statusi i plotë:

Pas konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian në Bruksel u mblodhëm sot me kolegët ministra, deputetët, presidentin Pendarovski, miqtë tanë ndërkombëtar nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të për të reflektuar mbi suksesin e arritur dhe mbi përgjegjësitë e së ardhmes.

Gjatë gjithë kësaj periudhe i qëndruam besnik ideologjisë progresive të integrimit në BE, proces për të cilin morëm besimin e qytetarëve të vendit, përballuam çdo sfidë, ndërmorrëm vendime të guximshme dhe vulosëm përcaktimin properëndimor të vendit.

Një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne është fillimi i procesit të negociatave me BE-në për të vazhduar punën fuqishëm bashkë, në çdo instancë institucionale për të ardhmen europiane të vendit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT