Hapja e negociatave, Flutura Açka: Me bandën në pushtet rruga është e gjatë, do bëj pjesën time modeste

schedule12:06 – 19 Korrik, 2022

Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Açka thotë se me qeverinë në pushtet, rruga e anëtarësimit është e gjatë, ndërsa premton se do të bëjë pjesën e saj që rruga të përshkohet me dinjitet.

Reagimi i plotë:

Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit. Sa kohë akoma deri në anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh! /abcnews.al

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT