“Në Bruksel si monist,” Berisha: Prej kriminalitetit shqiptar BE futi klauzolën për përjashtim nga negociatat

schedule19:48 – 20 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, nga Durrësi ku po zhvillon një takim me të rinj dhe intelektual të Durrësit, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit të vendit pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare në Bruksel.

Lideri i demokratëve tha se ngritja e flamurit të BE-së para Kryeministrisë është një tjetër “teatër” i kreut të qeverisë. Ndërsa kujtoi shampanjën e hapur katër vite më parë, Berisha solli në vëmendje se yjet në atë flamur përfaqësojnë vendet anëtare dhe jo ato që aspirojnë BE-në.

Sipas Berishës, për shkak të shkallës së lartë të kriminalitetit në vend, BE futu klauzolën e përjashtimit nga negociatat, po ashtu sipas liderit të opozitës, kriminaliteti shqiptar është arsyeja që sot Franca është kundër liberalizimit të votave për Kosovën .

“Vendet që kalojnë diktatura duhet ta kenë me ligj detyrimin për normat partiake. Diktohen rregulla që të kthehet partia që u bëri gjëmën. Po s’ka votë, s’ka dinjitet, ka çdo gjë tjetër. Ai edhe sot mashtroi, katër vite më parë hapi shampanjë, hodhi fishekzjarrë. Po sot, flamuri i ka ca yje, po ato yje janë vendet anëtare jo vendet kandidate. Nuk ka yll për Turqinë aty. Para dy viteve, një nga shkaqet kryesore ka qenë Shqipëria, është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka qenë, ngadalësoheshin por nuk përjashtoheshe. E futi me insistim  presidenti francez. Shqipëria është aksionere për shkak të kriminalitetit shqiptar….Kjo është shkaku themelor që Franca kundërshton vizat me Kosovën. Për kriminalitetin e Shqipërisë. Nëse nuk je serioz, përjashtohesh fare nga negociatat. Shkoi në Bruksel si monist. Njëlloj si të shkonin paraardhësit e tij,” tha Berisha ndër të tjera. /abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT