Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus, sidomos tani që u hapën negociatat

schedule11:34 – 20 Korrik, 2022

Nënkryetari i Partisë Demokratik, Oerd Bylykbashi ka thënë se për Reformën Territoriale duhet të ketë konsensue mes palëve, sidomos tani që u hapën negociatat me Bashkimin Europian.

Ai vrui gjithashtu në dukje se PD do të përpiqet të denoncojë dhe bllokojë pazaret e Edi Ramës, referuar pjesëmarrjes së një grupi deputetësh në Komisionin për Territorialen, dhe shtoi se reforma konsensuale është garanci që ajo do vazhdojë gjatë.

“Unë e thashë, kjo është një reformë që ka një interes të lartë publik dhe politik. Partitë politike përfaqësojnë interesa qytetarësh. PD ka marrë me votë mandatin, ka organet e saj vendimmarrëse dhe ka marrë këto vendime. Ne do të përçojmë qëndrimin politik të PD. Do jetë një produkt që ka interesin më të mirë publik për një reformë territoriale të vërtetë.

Si ai që është në qytet, si ai që është më fshat e kuptojnë si është t’i kenë të zgjedhurit e tyre larg. Jemi këtu për të prezantuar këtë qëndrim, qëndrimet e tjera nuk vijnë nga vendimmarrja politke e PD.

Kjo reformë miratohet në parlament dhe ne jemi aty. Për të bërë ndryshime duhen 94 vota. Rama përpiqet të gjejë pazare për këtë, por ne jemi aty për ta denoncuar dhe bllokuar që kjo të bëhet e vështirë për këtë mazhorancë.

Duhet konsensus sepse sapo janë hapur negociatat. Në kapitujt e parë, funskionimi i institucioneve do të ndikojë në shpejtësinë për të kaluar te kapitujt e tjerë.

Një reformë konsensuale që merr maksimumin e votave do jetë garanci që kjo të vazhdojë gjatë”, tha Baylykbashi. /abcnews.al

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...