Rama thërret në takim drejtuesit e rinj të degëve të PS

schedule18:07 – 20 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste. Takimi është njoftuar në orën 18:00 dhe vjen pas mbylljes së garës për drejtuesit e rinj të partisë në 61 bashki.

Zgjedhja e të rinjve erdhi pas vendimit të Kuvendit të 9 Prillit që shkarkoi drejtuesit e mëparshëm, duke u ndërprerë atyre mandatin për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.

Procesi për zgjedhjen e kryetarëve u hap në maj dhe u zhvillua për disa javë. Ky ishte një proces i rëndësishëm për PS, ndërkohë që socialistët kanë ndezur “motorët” për përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në 2023-in.  g.v/abcnews.al

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT