Sot u bë hapja e Shtabit Lokal Zgjedhor në Tetovë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi.
Ky është statusi i Grubit :
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti në hapjen e Shtabit Lokal Zgjedhor në Tetovë për zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal, ju uruam suksese të gjithë kandidatëve për këshilltarë dhe anëtarëve të shtabit.
20 Gushti nuk duhet të ndodhte, por mungesa e kapaciteteve administrative drejtuese shpërbëu këshillin komunal të Tetovës dhe detyroi zgjedhje.
Ne vendosëm që listës së Bashkimit Demokratik për Integrim t’i prijë i pari i Tetovës për ne, shoku jonë Faton Ahmeti, bashkë me kandidatët më të mirë, ashtu siç i kërkuan vet tetovarët.
Lista e BDI-së garanton mbështetjen tonë konstruktive për të gjitha projektet për Tetovën.
20 gushti është përcaktues për këshillin komunal të Tetovës dhe ne po garojmë me më të mirët tanë sepse Tetova e meriton vetëm më të mirën nga ne.