Kryebashkiaku i Skraparit del te patronazhistët: Kemi evidentuar të gjithë njerëzit me influencë në fshatra, do marrim 4 500 vota. Rama e ndërpret

schedule10:24 – 22 Korrik, 2022

Kryetari i Bashkisë së Skraparit i ka dhënë fjalën kryeministrit Rama se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do të marrë 4 500 vota dhe jo 3 500 vota. Kjo sipas tij, do të realizohet duke evidentuar të gjithë njerëzit me influencë nëpër fshatra dhe kanalizimi i votës së tyre drejt PS.

Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai ndërlkohë që Rama I tha faleminderit pasi duhej të vijonin me bashkitë e tjera.

Kryebashkiaku i Skraparit ceku kështu një aspekt të punës së patronazhistëve, të cilët evidentonin persona me influencë nëpër lagje dhe fshatra dhe më pas i kontaktonin duke i ofruar lehtësira të ndryshme me qëllim marrjen e votës. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT