U shua mësuesi i parë i Dërvenit, Rexhep Fetahu

Dje pasdite ka ndërruar jetë mësuesi Rexhep Fetahu, i cili gjithë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave në fshatrat e Dërvenit dhe Karshiakës.

Jeta dhe puna edukativo arsimore e tij ishin një mision iluminist i kohës, sepse është në gjeneratën e parë të mësuesve të diplomuar të Shkollës Normale e Mësuesisë “Liria” nëShkup, bashkë me bashkëfshatarin e tij, të ndjerin Qamil Hasani.

Duke rrjedhë nga një familje bujare dhe atdhetare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, do ta kuptojë rëndësinë që ka arsimi dhe dija, por dhe mundësitë që ofronte e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Prandaj, ai do ta kryejë ndër të parët “gjimnazin” (atëherë tetëvjeçar) në lagjen Gjorçe Petrov, ku ishte hapur një paralele në gjuhën shqipe, e pasi e kreu me sukses, u regjistrua në Shkollën Normale të Mësuesisë “Liria”, ku ishte ndër diplomistët e parë..

Me diplomën e Normales, ai do t’i rreket misionit të tij në fshatrat e prapambetura të asaj kohe, atje ku kishte nevojë për kuadro mësimore. Një vit do të punojë në shkollën e Koliçanit të Epërm, e pastaj katër vite në Nigishtan të Shkupit(gjatë kësaj kohe kryen shërbimin ushtarak), kurse nga viti 1964 do të punojë në shkollën e vendlindjes 9 vjet, dhe më pas do të kalojë në shkollën qëndrore të Bukoviqit, për të punuar atje, ndërkaq viteve të fundit në fshatin Arnaqi deri në pensionimin e tij.

Mësuesi Rexhep Fetahu ishte entuziast i rrallë dhe i përkushtuar misionit të edukatorit të gjeneratave, duke udhëtuar çdo ditë prej Shkupi në shkollat ku punonte. Gëzonte respektin e nxënësve të tij por dhe nga gjitha banorët e trevës së Dërvenit ku gjithkush e njihte, dhe në saje të kësaj, është bartës i shumë mirënjohjeve si punëtor i dalluar i arsimit. Me pensionimin e tij në vitin 1999, ai nuk u pasivizua tërësisht, por ndiqte me vëmendje ndryshimet e kohës së re dhe ishe lexues i apasionuar i shtypit ditor dhe librave.

Për shkak të biografisë mbresëlënëse si ndër intelektualët e parë të Dërvenit, Televizioni i Maqedonisë-Redaksia në gjuhën shqipe, i kushtoi një emision dokumentar jetës dhe kontributit të tij si pishtar i arsimit, autor i të cilit ishte gazetari i ndjerë, Reshat Kamberi.
Varrimi i mësuesit Rexhep Fetahu bëhet sot, në varrezat e vendlindjes së tij, fshatin Llaskarcë, pasi të falet xhenazja me namazin e xhumasë në xhaminë e Çairit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...