Shqipëria shton një medalje në shah, sportistja Klean Shuqja shpallet kampione Europe në kategorinë U-16

schedule17:04 – 23 Korrik, 2022

Shqipëria e ka edhe një kampione të Europës, këtë herë në shah, sepse Klean Shuqja triumfoi në turneun e kategorisë Blic për sportistët deri në 16 vjeç.

Vajza, që doli kampione e Shqipërisë pak javë më parë, shkëlqeu në Selanik duke marrë 12.5 pikë në 18 ndeshje.

Ajo pati 12 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje duke lënë pas shahisten gjermane Luiza Bashilina që kishte Elo më të lartë.

Shuqja e ka koeficientin ELO në kategorinë Blic 1891, ndërsa Bashilina e ka 2047.

Sportistja shqiptare pretendonte për medalje në Europianin e Selanikut, por pas paraqitjes shumë të arriti maksimumin e mundur duke fituar titullin.

Një sukses i madh për vetë Kleanin dhe për trajnerin e pasionuar Shkëlqim Çela.

Këtë vit, Shuqja u shpall për herë të parë kampione e Shqipërisë duke qenë tepër e re, ndërsa objektivi i radhës është në turneun kryesor të këtij sporti, në Olimpidën Botërore që zhvillohet në Indi nga 28 korriku deri në 10 gusht. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...