VIDEO/”O trime me fletë”, momenti epik kur Bes Kallaku tremb Xhensilën – Abc News

schedule13:58 – 23 Korrik, 2022

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk mungon humori i aktorit, që i bën të gjithë të qeshin.

Mirëpo, Xhensila është ajo që bie gjithmonë pre e rrengjeve të tij. Së fundmi, Besi ia ka bërë gjakun ujë këngëtares, e cila është trembur.

Xhensila ka qenë duke folur në telefon në oborrin e shtëpisë dhe Besi e ka trembur. Teksa ka shpërndarë videon në Instagram, Besi ka shkruar: “Xhensila, o trime me fletë”.

Kujtojmë që muaji korrik është shumë i bekuar për çiftin, pasi më datën 12 ata u bekuan me vajzën Ajka, e cili këtë vit mbushi 4 vjeçe./abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT