“El Clasico” në Las Vegas, Barcelona “thumbon” Real Madridin pak orë nga nisja e takimit (FOTO LAJM)

schedule20:57 – 23 Korrik, 2022

Barcelona dhe Real Madridi, si rrallë herë do të ndeshen së bashku në kuadër të një ndeshje miqësore.

Në Las Vegas ndeshja do të nisë në orën 05:00 të mëngjesit më orën tonë, një orar aspak i përshtatshëm për futbolldashësit në Evropë.

Gjithësesi edhe pse miqësore, “El Clasico” është ndeshja më e shikuar në Evropë dhe një interes më të madh kanë nga kampi i Barcelonës për të parë yjet e rinj në fushë.

Pak orë para ndeshjes “katalanasit” kanë hedhur një “thumb” ndaj kundërshtarit të tyre duke postuar në Twitter një foto ku ata fituan me rezultatin 0-4 në “Bernabeu”./abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT