Mickoski ua ngren veshët ASh-së dhe Besës

Shumica dërrmuese e qytetarëve, pa dallim etnie, janë për referendum, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se ende nuk ka dëgjuar qëndrimin e opozistë shqipëtare por ai beson se pas mbështetjes gjatë votimit për, siç tha, një fletë në parlament, ka dilemë nëse janë fare në opozitë.

“Ose janë një variant rezervë apo një pishinë për anëtarët e qeverisë.
Këtu tashmë kam një dilemë se ku bëjnë pjesë. Për t’u identifikuar si opozitë duhet të dalin në publik me pikëpamje që do të kritikojnë qeverinë. Nëse ata mbështesin pikëpamjet e qeverisë, atëherë nuk e shoh se si mund ta identifikojnë veten si opozitë”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së shtoi se shumica më e madhe e qytetarëve, gjë që e kanë treguar edhe sondazhet, janë pro referendumit sepse, siç tha ai, kjo është me rëndësi thelbësore për qytetarët.

Ai tha se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse ruajtës të identitetit dhe të Kushtetutës janë deputetët e VMRO-DPMNE-së së bashku me disa deputetë të tjerë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...