Se çfarë “perle” ka në duar Arsenali, e tregon edhe paraqitja e William Salibas ndaj Chelseat – i impresionoi të gjithë

Në 2021/22, Arsenali ishte një ekip shumë më i mirë në mbrojtje se në edicionet e mëparshme.

Prurjet si Ben White, Takehiro Tomiyasu dhe Aaron Ramsdale në prapavijë e forcuan ekipin në tërësi.

Megjithatë, e vetmja gjë që i mungonte departamentit pragmatik të Arsenalit sezonin e kaluar ishte thellësia.

Nëse njëri prej Tomiyasu, White, Gabriel Magalhaes ose Kieran Tierney do të mënjanohej për shkak të lëndimit, Gunners ishin një skuadër shumë më e dobët.

Por, në 2022/23, gjërat do të jenë ndryshe. Oleksandr Zinchenko është transferuar për të siguruar një mbulesë me cilësi të lartë për Tierneyn dhe William Saliba është kthyer në grup për të shtuar siguri në qendër të mbrojtjes.

Reprezentuesi francez e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Marseille, ku konsiderohej gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë në vend.

Tifozët e Arsenalit kanë qenë të dëshpëruar që ai të përfshihet në çështjet e skuadrës së parë dhe tani që ata e kanë arritur dëshirën e tyre, Saliba nuk ka zhgënjyer aspak.

21-vjeçari luajti 90 minuta të plota në fitoren 4-0 të Topçinjve ndaj rivalëve londinez Chelsea në parasezon dhe ai ishte magjik.

Saliba ishte një prezencë komanduese gjatë gjithë ndeshjes dhe që në fillim të procesit, ai bëri një ndërhyrje të shkëlqyer rikuperimi për të penguar Timo Wernerin të shënonte.

Saliba është i shpejtë, i fortë, mund të luajë pasime të shpejta nga thellësia dhe e lexon lojën shkëlqyeshëm për dikë kaq të ri.

Të gjitha këto atribute u shfaqën kundër Chelseat, me lojtarë si Raheem Sterling, Kai Havertz dhe Mason Mount të paaftë për ta mposhtur atë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...