Zbehet ende pa filluar “El Clasico”, nuk do të ketë duel Benzema-Lewandowski

schedule21:18 – 23 Korrik, 2022

Duelin e shumëpritur Benzema-Lewandowski nuk do ta shohim në El Clasico-n e Las Vegasit.

Francezi nuk do të luajë në ndeshjen miqësore në SHBA, teksa po qëndron në Los Angeles. Edhe pse ai iu bashkua parasezonit të bardhezinjve direkt në SHBA të mërkurën e kaluar, në një gjendje të mirë, Ancelotti ka vendosur të mos rrezikojë.

Tani për tani Benzema nuk ka asnjë zëvendësues dhe pavarësisht nga rëndësia e ndeshjes, plani fillestar për të luajtur në El Clasico me golashënuesin më të mirë të skuadrës nuk shihet si mundësi.

Mungesa e Benzema është një mundësi për Ancelottin për të provuar Hazard si nëntë të rreme. Trajneri italian e ka provuar këtë variant gjatë parasezonit dhe dëshiron t’i japë shansin belgut që të fillojë të arrijë nivelin e tij më të mirë. /abcnews.al

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT