Balla: Privatizimi i kompleksit “Partizani”, sot prova të reja në SPAK

schedule13:01 – 25 Korrik, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  tha se ditën e sotme do të depozitohen në SPAK prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

Balla shkruan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se “kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim”.

Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra...

Zbulohen të nominuarit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit nga UEFA

schedule15:17 - 12 Gusht, 2022 UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe...