Mickovski “denoncon” qeverinë e vendit të vet te Orbani!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikoloski, sot kanë vizituar Budapestin dhe janë takuar me kryeministrin e Hungarisë dhe kryetarin e partisë simotër FIDES, Viktor Orban, njoftojnë nga press-qendra e VMRO-DPMNE-së.

Një nga çështjet për të cilat kanë biseduar, është dimri i ardhshëm që po vjen me krizën energjetike të paralajmërur. Është theksuar se Maqedonia dhe BE-ja po përballen me dimrin më të vështirë në histori, me vështirësi të mëdha në furnizimin me energji. Me këtë rast, lideri i VMRO-së ka shfrytëzuar rastin të akuzojë qeverinë e Maqedonisë se “nuk po ndërmerr hapat e nevojshëm për t’u përballur me krizën energjetike, qymyri, nafta, gazi dhe derivatet e naftës nuk sigurohen në kohën e duhur, por kur vjen kulmi i krizës, shuma të mëdha parash jepen disa herë mbi atë që mund të ishte shpenzuar nëse të njëjtat burime do të siguroheshin me kohë”.

Në takim u bisedua për integrimin e Maqedonisë në BE. Presidenti Mickoski theksoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe popullit maqedonas se integrimi është i domosdoshëm, por ai duhet të jetë dinjitoz dhe me ruajtjen e shenjave identitare të popullit.

Gjithashtu në këtë takim u vunë në dukje sfidat e krizës së migrantëve, e cila është problem si për Maqedoninë ashtu edhe për BE-në.

Kryeministri Orban shpesh është kritikuar nga BE për shumë çështje të brendshme, për pushtet autoritar, për kufizim lirish dhe për orientimin prorus. Ai është i njohur edhe për faktin që i siguroi strehim politik ish-kryeminsitrit dhe lider i VMRO-së Nikolla Gruevskit, i cili nuk deshi të përballet me drejtësinë për veprat korruptive.

Në kumtesën e partisë VMRO-DPMNE nuk njoftohet nëse kryetari Hristijan Mickovski ka pasur takim me Nikolla Gruevskin dhe për çka eventualisht është biseduar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT