Ndryshon brenda natës jeta politike në vend

schedule11:01 – 25 Korrik, 2022

Jeta politike e vendit ka marrë një rrjedhë krejt tjetër që prej ditës së djeshme kur në Presidencë është futur Bajram Begaj. Pa filluar ende dita, kryeministri Rama shkarkoi zëvendësin e tij Arben Ahmetaj duke emëruar në vend të tij Belinda Ballukun. Më shumë se shpjegimet për këtë lëvizje, të cilat lidhen me krizën energjetike, flet dita dhe ora kur u mor ky vendim. Vendimi u shpall në orën 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme dhe vetëm pak orë pas Meta u largua nga Presidenca. Dihet tashmë botërisht se maxhoranca ka hasur probleme me dekretimin e lëvizjeve në qeveri gjatë viteve të fundit të drejtimit të këtij institucioni ai.

Po ashtu, vlen të theksohet edhe fakti se Rama nuk humbi asnjë orë për të shkarkuar Ahmetajn nga detyra duke bërë që të jetë firma e parë e hedhur nga Bajram Begaj.

Por, ndërkohë që lëvizjet e forta në kampin qeveritar e kapën “gafil” opinionin publik sot, një tjetër luftë është duke u zhvilluar në opozitë. Meta, pas heqjes së kostumit të Presidentit njoftoi sot një konferencë për shtyp në shkallët e LSI-së duke u rikthyer kështu si drejtues “de facto” i saj dhe ndoshta “de jure” në ditët në vazhdim.

Berisha nuk mund të rrijë pas në betejën për “liderin e opozitës” duke iu përgjigjur konferencës së Metës me një konferencës të tijën për mediat në orën 12:30. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...