Hynë ilegalisht në Kosovë me një veturë me targa ruse, arrestohen dy shtetas francezë

Dy shtetas francezë janë arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi me një veturë me targa ruse kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë.

Policia njofton se të dyshuarit janë B.G dhe A.F.

“Me datën 25.07.2022 rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj, B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori I Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare”, thuhet në njoftimin për media.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT