“Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, reagon zëdhënësi i Metës: Ha ha ha, Autoriteti i Dosjeve të bëjë çdo gjë publike

 

Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi ka reaguar pasi Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bëri të ditur se, gjatë verifikimit të dokumenteve të bashkëpunëtorëve të sigurimit, ka zbuluar se një politikan i lartë shqiptar ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Siç u bë e ditur, ky politikan i lartë shqiptar mban inicialet I.M.

Blushi kujton se Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të ndryshojë ligjin, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë. Ndërsa kujton se Kuvendi ka çështje më të rëndësishme për të trajtuar si afera e inceneratorëve apo Marrëveshja e Detit me Greqinë, Tedi Blushi i bën thirrje Autoritetit të Dosjeve që “dosjet t’i hapë që sot” dhe të bëjë publik çdo informacion që mund të zbulohet me hapjen e tyre.

TEDI BLUSHI NË FACEBOOK

Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

LATË NAM ME PATRONAZHISTËT E SOTËM JU QË PASKENI MERAKUN E “PATRONAZHISTËVE” TË KOMUNIZMIT.

I BËJMË THIRRJE AUTORITETIT TË DOSJEVE TË HAPË QË SOT DHE TË BËJË PUBLIKE ÇDO DOSJE DHE INFORMACION TË SIGURIMIT TË SHTETIT DHE GJITHÇKA TJETËR, PËRFSHIRË EDHE PROCESVERBALET E ORGANIZATËS SË RINISË TË ASAJ KOHE!

Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet. /abcnews.al/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT