Ministria për Sistem Politik organizon shkollën për Liderë të rinj: ”Peace Forum Dialogue”

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, organizon shkollën për liderë të rinj: ”Peace Forum Dialogue”.

Shkolla për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”, u jep pjesëmarrësve të rinj mundësinë për të marrë informacione bazë dhe relevante në lidhje me funksionimin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatimin e politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, ndërtimin e bashkëjetesës ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe integrimin e tyre në jetën publike, zhvillimin e kapaciteteve të tyre për mendim kritik të gjeneratave të reja në lidhje me konceptet sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.

Qëllimi i Shkollës është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese që të munden në të ardhmen të kontribuojnë për zhvillimin pozitiv të shoqërisë dhe mjedisit ku jetojnë dhe punojnë. Shkolla do të organizohet nga data 10.08.2022 deri më 12.08.2022 në Ohër kurse trajnimi do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Shpenzimet e akomodimit dhe transportit të pjesëmarrësve të përzgjedhur do të mbulohen nga organizatori, derisa në konkurs mund të paraqiten të rinjtë e moshës 20 deri më 30 vjeç.

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të dorëzojnë Letër motivuese dhe biografi në e-mail adresën peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk , derisa afati i regjistrimit zgjatë 5 ditë nga dita e shpalljes së konkursit. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT