Rrahje brutale në koncertin e Butrint Imerit, ai i quan “katundarë dhe bala”

Këngëtari Butrint Imeri është një prej emrave më të kërkuar të estradës gjatë verës nëpër koncerte.

Mirëpo një nga mbrëmje e fundit muzikore ku ai po performonte, jo gjithçka ka shkruar siç duhet.

Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, në një moment në publik ka nisur një rrahje mes disa personave.

Rrahje në koncertin e Butrint Imerit (Foto: TIkTok)

Me gjithë tentimin e sigurimit për të ndërhyrë, duket se eksesi ka vazhduar.

Në videon e publikuar në rrjetin social TikTok, Imeri dëgjohet duke performuar hitin “Kalle“ në kohën kur rrahja mes personave vetëm sa filloi.

Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...