VIDEO/ Ëndërr e mbetur në sirtar, Shkupi nuk ia del dot ndaj Dinamo Zagreb

schedule22:58 – 26 Korrik, 2022

Shkupi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 ndaj Dinamo Zagreb-it.

Pjesa e parë mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb ka qenë pothuajse një interval testues për të dyja ekipet të cilat janë treguar të kujdesshme.

Raste të pakta patën të dyja palët, por asnjëra nuk shënoi. 45 minutat e para ishin testuese, edhe prej faktit pasi ndeshja e parë në Zagreb përfundoi me rezultatin 2-2.

Në letër, Dinamo Zagreb ishte favorit që pa sztartuar loja, por Shkupi u përballë si e barabartë me ekipin kroat.

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për ekipin maqedonas, pasi në minutën e 47-të, ishte kroato-maqedonasi Ademi i cili kaloi në avantazh ekipin e Dinamo Zagreb-it.

Minutat e tjera të mbetura u shpenzuan me raste dhe ndërhyrje të shumta, por një gol tjetër nuk arriti të vinte.

Kështu, ëndrra për një kualifikim historik ndërpritet për Shkupin dhe Dinamo Zagreb kualifikohet për në turin tjetër të Champions League, ku do të përballet me Ludogorets./h.ll/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT