FOTO LAJM/ Koha e plazhit, doni të dukeni më të dobëta? Rrobat e banjos që ju propozon abcnews.al – Abc News

Rrobat e banjos më të mira janë ato me të cilat ju ndjeheni mirë, por edhe që fsheh në mënyrën më të mirë zonat problematike dhe gjithashtu nxjerr në pah “përparësitë” e figurës suaj.

Si ta gjeni një të tillë? Për këtë mund t’ju ndihmojnë modelet, ngjyrat dhe materialet e mëposhtme që ju sjell abcnews.al:

Bikinit

Rregulli numër 1: Ju mund të vishni bikini edhe nëse nuk jeni e kënaqur me pamjen tuaj. Versioni retro me bel të lartë do t’ju duket i mrekullueshëm. Në vitet 1960 dhe 1970, ky model u krijua posaçërisht për gratë me që donin të fshihnin disa kg.

Një iluzion optik

Zgjidhni një rroba banje, ngjyra dhe dizajni i së cilës do t’ju bëjë të dukeni më e hollë: është një rroba banje që ka vija më të gjera dhe të lehta në anë dhe një nuancë më të errët në pjesën e përparme dhe të pasme (idealisht ngjyrë deti ose jeshile e errët).

Trego pak lëkurë

Nëse dëshironi të “fshihi” bakrun tuaj, preferoni një rroba banje një-copëshe në vend të bikinit, në mënyrë që të tregoni pak lëkurë. Për shembull, zgjidhni një rroba banje me një dekolte të thellë.

 

Palat

Kur bëhet fjalë për “fshehjen” e barkut, palat apo materiali që ka këtë opsion janë miku juaj më i mirë.

Tropikal

Shumë mendojnë se modelet me ngjyra dhe gazmore në rrobat e banjos janë të rezervuara vetëm për zonjat e dobëta. Nuk është kështu. Modelet mund t’ju ndihmojnë të mbuloni zonat problematike.

E errët dhe elegante

Ju ndoshta e dini tashmë këtë: asnjë ngjyrë nuk do t’ju ndihmojë të dukeni më të holla se sa e zeza. Megjithatë, mund të jetë edhe e mërzitshme, por më pas përdorni trukun e mëposhtëm: zgjidhni një rroba banje një copëshe dhe dekolte paksa ekstravagante. Kjo do t’ju ndihmojë të dukeni të holla dhe në modë në të njëjtën kohë.

Bikini ndryshe

Zgjidhja më e mirë për të mbuluar barkun tuaj (nëse nuk doni të hiqni dorë nga bikini) është të zgjidhni një model me një bel më të gjatë. Është shumë tërheqëse dhe duket mirë edhe tek femrat e dobëta.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...