Gruaja e sëmurë me kancer në tru, plotëson një prej dëshirave – prezanton parashikimin e motit në BBC

Një grua e re britanike, e cila u diagnostikua me kancer terminal të trurit në vitin 2018, plotësoi një prej dëshirave kur prezantoi motin në televizionin publik britanik, BBC.

Laura Nuttall e sapodiplomuar në kolegj prezantoi motin brenda një dite në rrjetin e njohur britanik të transmetimit rreth katër vjet pasi asaj iu tha se kishte Glioblastoma Multiforme dhe vetëm 18 muaj jetë, raporton nypost.

Ajo pasi u përgatit me grim dhe u shfaq në prapaskenat e studios së motit, koha ishte për arritjen e qëllimit – daljen para kamerave dhe prezantimin para publikut britanik, transmeton Telegrafi.

Gjatë parashikimit të saj, ajo shpjegoi se “do të ketë zona me presion të lartë që do të lëvizin drejt Mbretërisë së Bashkuar” dhe paralajmëroi për “stuhi të mundshme shiu gjatë javës”.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të qëndroj atje duke bërë parashikimin e motit”, tha ajo për The Times. “Por përsëri, kurrë nuk kam menduar se do të bëja shumë nga gjërat që kam bërë në dy vitet e fundit. Politika ime është, nëse dikush sugjeron diçka, në thelb unë jam gati ta bëj atë. Ka kaq shumë në botë që unë ende dua të shoh dhe të bëj”, shtoi 22-vjeçarja.

Nuttall i ka tejkaluar parashikimet pasi ajo duke luftuar me formën më agresive të kancerit ka diplomuar në Universitetin e Mançesterit së fundmi me një diplomë në politikë, filozofi dhe ekonomi, raportoi The Times.

Nuttall gjithashtu i ka arritur qëllimet e saj për të takuar ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama dhe për të peshkuar me aktorin dhe komedianin në Mbretërinë e Bashkuar, Paul Whitehouse.

Nëna e saj, Nicola Nuttall, tha se shumica e dëshirave të vajzës së saj realizohen nga njerëzit që “qenë shumë bujarë me kohën e tyre” sapo të dëgjojnë se nëpër çfarë ka kaluar gjatë jetës. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...