Nikolla “u mjaftua” vetëm me votimet e ndryshimeve në qeveri, Tabaku: Kanë frikë nga çfarë do themi për inceneratorët

schedule17:54 – 28 Korrik, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dënoi vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të mos vijuar me debat seancën e sotme siç kërkoi opozita, por u mjaftua vetëm me votimin e ndryshimeve në qeveri.

Tabaku tha se Nikolla nuk e la opozitën të flasë pasi ka frikë nga akuzat ndaj Ramës.

Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë. E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT