Përsëri dramë me Festivalin Sunny Hill:anulohet leja për mbajtje në Gërmi!

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Peizazhin e Gërmisë, njoftohet nga mediat kosovare.

Shkak i këtij vendimi kanë qenë Qytetarët Aktivë, që kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit.
Siç dihet, para një muaji u ngrit shumë pluhur dhe pati një lojë pingpongu midis intitucioneve shtetërore, komunale dhe të tjera, me ç’rast Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, kishte vendosur ta “shpërngulë” festivalin në Tiranë, ku ishte pranuar me të dy duart nga Rama dhe Veliaj. Por, ndërkohë ishin përshpejtuar procedurat dhe autoritetet kosovare dhanë leje për mbajtjen e festivalit në Prishtinë dhe shqiptarët në të dy anët e kufirit do të fitonin dy Synny Hill-a!

A do të thotë kjo se prapë organizatorët detyrohen ta mbajnë vetëm në Tiranë nëse Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim e Kosovës mbetet në vendimin që ka marrë dje?

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...