Sekuestrohet një veturë në kufirin Kosovë – Shqipëri, rezultoi e vjedhur në Itali

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dhe sekuestruar një veturë në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila ishte raportuar e vjedhur në Itali.

Në njoftim thuhet se rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, kishte ardhur vetura ‘Land Rover’ me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992.

“Vetura ishte përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të saj dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur”, thuhet në njoftimin për media.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021”.

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet”.

Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT