Stano: BE-ja monitoron nga afër lirinë e medias në procesin e anëtarësimit

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka rikujtuar sot se liria e shprehjes dhe liria e mediave është vendimtare për përparimin e të gjitha vendeve në negociatat me BE-në. Në pyetjen e MIA-s për akuzat e bëra nga shefi i shtetit gjatë debateve për propozimin francez, zëdhënësi Peter Stano rikujtoi qëndrimin konsistent të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së për lirinë e mediave.

“Vendet në procesin e anëtarësimit pritet të miratojnë të gjitha vlerat dhe parimet e BE-së gjatë përgatitjes për anëtarësim në BE”, tha Stano në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Komisionin Evropian.

Kjo, tha ai, do të thotë të përmbahemi nga retorika nxitëse dhe nga kufizimi i lirisë së shprehjes.

Kjo është diçka mbi të cilën mbështetet Bashkimi Evropian, tha Stano, duke shtuar se liria e shprehjes dhe liria e medias janë një nga kriteret kryesore në procesin e negociatave me BE-në.

“Në bazë të performancës së vendeve në këtë drejtim, ato do të vlerësohen në procesin e anëtarësimit, në procesin e negociatave, dhe kjo do të përcaktojë edhe shpejtësinë me të cilën do të avancojnë drejt qëllimit final, që është anëtarësimi në BE. Mund të kujtoj thirrjet tona të shumta drejtuar të gjithë liderëve politik, politikënëve, aktorëve politik që të jenë të vetëdijshëm për këtë, të përmbahen nga retorika nxitëse, të përmbahen nga cenimi i lirisë së medias dhe kufizimi i hapësirës për gazetari të pavarur, hapësirës mediatike dhe punës gazetareske, sepse kjo është diçka që BE-ja, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare po e shohin shumë, shumë nga afër”, tha Stano.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënimi i 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit – sukses i plotë

21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit këtë vit e përmbyllëm me “Peace Festival” të suksesshëm, në sheshin Skenderbeu në Shkup. Me këtë rast...

VIDEO/ Tayna ndërpret koncertin, surprizon Butrint Imerin – Abc News

schedule13:14 - 14 Gusht, 2022 Tayna ka surprizuar Butrint Imerin gjatë një koncerti që kanë mbajtur së fundmi. Dyshja e famshme, të cilat...