Vllaznia eliminohet nga garat evropiane, nuk ia del ndaj Universitatea Craiova

Vllaznia e Shkodrës është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Pjesa e dytë ka qenë fatale për ekipin shqiptar, duke pësuar dy gola madje brenda 4 minutave.

Universitatea Craiova ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Vllaznisë, në takimin e kthimit.

Mateu në minutën e 58-të, Silva në atë të 62-tën dhe Gaman (80’), shënuan për fitoren e CS Universitatea Craiova.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 1:1, kësisoj skuadra rumune me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet në rrethin e tretë.

Vllaznia zhgënjeu me lojë dhe po ashtu edhe me rezultat, duke u p;rshëndetur me garën e re të UEFA-s. /Telergafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT