Armët moderne të Perëndimit po pengojnë avancimin e Rusisë në Donbas

Nga Andrew Harding, BBC

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ushtarët në vijën e frontit në Ukrainën lindore kanë deklaruar se armët e sofistikuara perëndimore kanë frenuar bombardimet e furishme të Rusisë.

Por a është kjo thjesht një “periudhë e shkurtër qetësie”, apo një shenjë se batica po kthehet në konflikt?

Qielli u mbush nga tymi në një kodër në veri të Bakhmut, një qytet bujqësor pothuajse i shkretë që ka qenë nën bombardimet e vazhdueshme ruse për javë të tëra.

“Kjo nuk është jetë për ne. Askund nuk është e sigurt. Sinqerisht do të doja që jeta ime të kishte marrë fund,” tha Anna Ivanova, 86 vjeç.

Dhjetë minuta më vonë, u dëgjuan një sërë shpërthimesh të tjera nga avionët rusë.

Për këdo që kalon afër vijave të frontit të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës – nga qyteti i shkatërruar i Slovyansk në veri, te fshatrat e braktisura bujqësore pranë Donetskut në jug do jetë dëshmitar i sulmeve të vazhdueshme ruse.

Por në cep të një fushe gruri jashtë Donjeckut, komandanti i një njësie ukrainase, tha: “Ata nuk qëllojnë aq shpesh. Ritmi i sulmeve të tyre ka shënuar rënie.”

Shumë automjete të rënda që drejtohen për në jug drejt territorit të kontrolluar nga Rusia janë të prodhimit francez, një nga të shumtat armë të sofistikuara perëndimore që tani mund të dallohen duke lëvizur përgjatë korsive të vendit në të gjithë Donbasin.

Dmitro, dhe shumë të tjerë këtu, besojnë se po ndihmojnë për të kthyer valën kundër Rusisë.

“Ne jemi shumë më të saktë tani në gjuajtjet tona. Dhe ne mund t’i godasim shumë më larg,” tha ai duke buzëqeshur. Brenda një minutë, ekipi i artilerisë kishte gjuajtur dy predha të tjera, dhe automjeti tashmë po largohej, me shpejtësi, përpara se artileria ruse të kishte mundësinë të kundërsulmonte.

Në javët e fundit, civilët dhe ushtarët ukrainas kanë parë, teksa pamjet me dron dhe video të tjera të shpërndara në rrjetet sociale duket se kanë treguar një seri shpërthimesh masive në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Është raportuar gjerësisht se këto janë depo të mëdha municionesh, prapa vijës së frontit, por tani falë armëve perëndimore, duke përfshirë sistemet raketore HIMARS, situata ka ndryshuar.

“Heshtje,” tha Yuri Bereza, një 52-vjeçar që komandonte një njësi vullnetare të ngarkuar me mbrojtjen e Slovyanskut. Për më shumë se një orë një mëngjes të fundit, nuk u dëgjua asnjë shpërthim i vetëm.

“Kjo është e gjitha për shkak të armrëve që na keni dhënë – për shkak të saktësisë së tyre,” tha Bereza.

Por Bereza, ashtu si Dmitro, theksoi se Ukraina kishte nevojë për shumë më tepër armë perëndimore për të nisur një kundër-ofensivë efektive.

“Ata nuk mund të na mundin, dhe ne nuk mund t’i mposhtim ata këtu. Ne kemi nevojë për më shumë pajisje, veçanërisht armatime, tanke, avionë. Pa këto do të ketë shumë viktima. Kjo është mënyra se si Rusia është mësuar të bëjë luftë, duke vrarë”, tha Bereza.

“Idealisht, ne do të donim tre herë më shumë armë perëndimore]sesa na kanë dërguar. Dhe sa më shpejt,” tha Dmitro.

Por mungesa e armëve nuk është e vetmja gjë që mund të pengojë vendosmërinë e Ukrainës për të çliruar territorin e pushtuar.

Pavarësisht reduktimit të bombardimeve ruse, forcat e Kremlinit vazhdojnë të afrohen më pranë qytetit strategjik të Bakhmut, duke rritur shqetësimet midis forcave ukrainase për mungesën e fuqisë ushtarake dhe trajnimit.

Ukrainasit ishin të gjithë vullnetarë dhe janë trajnuar për disa javë. Komandantët e tyre “nënshkruan” një marrëveshje joformale me trajnerët perëndimorë, për një kurs pesëditor.

“Sigurisht, është e frikshme. Unë nuk kam qënë kurrë në luftë më parë,” tha komandanti 22-vjeçar i njësisë, një avokat. “Shqetësues është fakti se këtyre djemve  u mungojnë aftësitë bazë ushtarake me të cilat është mësuar Perëndimi,” tha një tjetër trainer, Rob, një ish-marins amerikan.

Tani për tani, qeveritë perëndimore kanë refuzuar të dërgojnë zyrtarë në Ukrainë për të ndihmuar me rekrutimin ushtarak dhe përpjekjet e trajnimit. Një pjesë e vogël e organizatave private veprojnë këtu, në mënyrë të pavarur, raporton abcnewsa.al.

“Është një pikë në oqean. Por bën një ndryshim, në një shkallë të vogël,” tha Andy Milburn, një kolonel i pensionuar i marinës amerikane.

Ai theksoi se grupi i tij Mozart kishte “zero” kontakte ose mbështetje nga qeveria e SHBA-së, por ai kritikoi vendet perëndimore për mosangazhimin.

“Është qesharake. Por këta djem kanë humbur aq shumë njerëz saqë thjesht nuk kanë mjaftueshëm trajnerë ukrainas,” tha ai. “Perëndimi duhet të bëjë diçka për këtë menjëherë.”

/abcnews.al

 

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...