Enis Bardhi bie në radarët e klubit grek, 3 milionë euro në tavolinën e Leavante

schedule17:23 – 29 Korrik, 2022

Lojtari nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është vënë në shënjestër të Olympiacos sipas raportimeve të mediave spanjolle.

Mesfushori 27-vjeçar i Levantes, i cili luajti 32 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, është nën kontratë deri në vitin 2024, por sipas raportit, bisedimet kanë filluar për një lëvizje te skuadra e Pireut.

Transferimi mund të realizohet për 3 milionë euro. Bardhi është një lojtar kyç i Levantes dhe në total me ngjyrat e skuadrës spanjolle ka luajtur 162 ndeshje, në të cilat ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 15 herë./ h.ll/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...