Ministria për Sistem Politik organizon shkollën për Liderë të rinj: ”Peace Forum Dialogue”

Në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë organizon Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive përmes Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”, u jep mundësi pjesëmarrësve të rinj të përfitojnë informacione lidhur me funksionimin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu do të jenë pjesë ligjëratave që do të mbahen në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”.

Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.

Shkolla për Liderë të rinj do të mbahet nga data 10.08.2022 deri më 12.08.2022 në Ohër, derisa trajnimi do të organizohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Shpenzimet e akomodimit dhe transportit të pjesëmarrësve të përzgjedhur do të mbulohen nga organizatori, derisa në konkurs mund të paraqiten të rinjtë e moshës 20 deri më 30 vjeç.

Afati i regjistrimit zgjatë 5 ditë nga dita e shpalljes së konkursit. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë. Pjesëmarrësit e interesuar duhet të dorëzojnë Letër motivuese dhe biografi në e-mail adresën peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk dhe pfd@mpsoz.gov.mk

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT