Një burrë në Angli që u bllokua brenda një ashensori për shtatë orë ka përshkruar ‘natën më të tmerrshme të jetës së tij’

Një ndihmës-avokat që kaloi shtatë orë i bllokuar brenda një ashensori gjatë natës dhe besonte se do të vdiste, e ka përshkruar përvojën si ‘natën më të tmerrshme të jetës’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Azizul Rayhan, 27 vjeç, shkoi për të marrë sendet nga zyra e vëllait të tij në Qendrën e Biznesit Victory në Portsmouth – por u bllokua në ashensorin me defekt rreth orës 22:45 më 17 korrik.

Ai tha se ishte i frikësuar që ashensori do të binte ose do t’i mbaronte ajri dhe do të mbytej.

Rayhan, nga Portsmouth, Angli, tha: “Ishte një përvojë shumë e tmerrshme. Mendova se telat ishin shkëputur ose prerë dhe unë do të përfundoja poshtë”.

“Mendova se diçka e keqe do të më ndodhte, sikur të vdisja, sepse nuk e dija nëse kishte oksigjen të mjaftueshëm atje”.

Pasi shtypi butonin e katit përdhes, ai tha se ashensori lëvizi pak, por më pas filloi të dridhej.

Më pas ai shtypi butonin e urgjencës për ndihmë, por asnjë përgjigje nuk erdhi.

“Nëse do të funksiononte, do të kisha dalë nga atje për 30 minuta apo më shumë”, shtoi ai. “Unë bërtita gjithë natën për ndihmë, por askush nuk ishte aty”.

Në një moment Rayhan u përpoq të “arratisej” duke përdorur çelësat e tij dhe arriti të hapte derën e parë të ashensorit, por nuk mundi të hapte të dytën – pasi ishte shumë e rëndë.

Më në fund ai u shpëtua në orën 5:45 të mëngjesit të ditës tjetër nga punonjësi i qendrës së biznesit Mark Parratt.

Ai mendon se ka zhvilluar klaustrofobi dhe frikë nga hapësirat e mbyllura – duke qenë në panik në një moment sa nuk mund të merrte frymë.

“Unë ende po dridhesha kur dola nga aty”, ka bërë të ditur ai duke shtuar: “Nuk mund të flisja për 30 minuta më pas. Ishte nata më e tmerrshme e jetës sime dhe vuajtja ime mendore është e papërshkrueshme”. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT